Kontrollet e fundit para sfidës me Çekinë, mbi 2 mijë forca policie garantojnë siguri (VIDEO)

2 mijë efektivë policie do të jenë të angazhuar në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë në ndeshjen e kombëtares me Çekinë.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat speciale të RENEA-s, të cilat pak orë para nisjes së ndeshjes kryen kontrolle sigurie me qenë siç duket edhe në pamje.

Në funksion të mbarëvajtjes së ndeshjes dyert e stadiumit “Air Albania” do të hapen që në orën 17:00, pasi do të ketë kontrolle të imtësishme në të gjithë kordonët e policisë si dhe do të bllokohen segmentet rrugore rreth stadiumit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?