Koopmeiners kërkon vetëm Juventusin, paraqet certifikatën e tretë mjekësore te Atalanta
Teun Koopmeiners bën rezistencë ndaj Atalantës dhe dëshiron vetëm kalimin te Juventusi. Holandezi në orët e fundit ka dërguar certifikatën e tretë mjekësore, që e përjashton nga stërvitja.
Kjo ka provokuar akuza nga klubi bergamask ndaj të tretëve, duke thënë se “shpesh lojtarët janë të nxitur nga të papërgjegjshëm me gjërat që iu sugjerohen”. Më tej, drejtuesit përsëritin se “të gjithë lojtarët e Atalantës mund të largohen vetëm sipas kushteve tona”.
Klubi bergamask e di që rikompozimi i situatës është shumë i vështirë dhe për këtë arsye mendon t’i japë dritën jeshile shitjes, edhe sepse Juve ka shkuar afër 60 milionë eurove (52 milionë euro, plus 7 milionë bonuse).
Një shifër që sipas mesfushorit holandez është e drejtë për ta mbajtur premtimin që i ishte bërë atij sezonin e kaluar, atë të shitjes në një klub të madh me kushtet e duhura financiare.
Blerja e Samardzic është një hap tjetër në këtë drejtim. Serbi nuk është fotokopje e Koopmeiners, por ka disa karakteristika teknike që mund t’i ngjasojë. Gasperini, të paktën numerikisht, është i mbrojtur.
KOHA JONË SONDAZH

