“Kopje e keqe e Calhanoglu”, ish-sulmuesi i Interit shpërthen ndaj Asllanit

Ish-sulmuesi i njohur i Interit, Aldo Serena, ka komentuar situatën aktuale të skuadrës zikaltër në një intervistë për Corriere della Sera, pas humbjes kundër Milanit në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë të zhvilluar të mërkurën në “San Siro”.

“Skuadra po kalon një moment delikat,” u shpreh Serena. “Pas humbjes në Bologna, një fazë e vështirë ishte e pritshme. Nuk isha ndër ata që e shihnin Interin si fitues të sigurt.”

Serena theksoi se problemet e Interit nuk janë vetëm në rezultatet: “Shifrat janë të pamëshirshme. Inter ka një autonomi të kufizuar: në ndeshjet e fundit zhvillon një pjesë të parë shumë të mirë, si ndaj Parmës, por më pas bie ndjeshëm në pjesën e dytë. Edhe në derbi krijoi raste të mëdha si goditja e Lautaros apo traversa e Dimarcos, por më pas dolën në pah kufizimet. Ishte ndeshja e 51-të e sezonit, shumë lojtarë janë mbi 30 vjeç, dhe një ndër ta, që deri tani ka qenë vendimtar, tani është në vështirësi – po flas për Mkhitaryan.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, Serena nuk kurseu as komentet për lojtarët që kanë qenë shpesh në stol: “Frattesi, për shembull, nuk e ka bindur Inzaghin, dhe e ka lënë jshtë. Asllani është një kopje e keqe e Calhanoglu: e ka të vështirë të ndërtojë lojë dhe të imponohet”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?