Koronavirus përhapet në mënyrë të frikshme te City, shtyhet ndeshja e sotme
Ndeshja e Manchester City-it me Evertonin, e parashikuar që të luhej mbrëmjen e sotme, do të shtyhet për shkak se në orët e fundit janë evidentuar shumë raste të reja me covid.
Pas Gabriel Jesus dhe Kyle Walker, ditën e sotme janë zbuluar 5 raste të reja pozitive, duke bërë që të shtyhet ndeshja për të mos ta përkeqësuar edhe më shumë situatën.
E gjithë skuadra është izoluar, ndërkohë që do të rikthehet në stërvitje pas kryerjes së testimeve në fushën e klubit, e cila për momentin është mbyllur. /R.Lika-Koha Jone/