Koronavirusi lë me pasoja Kimmich, rikthehet në fushë në janar
Joshua Kimmich nuk ka luajtur për Bayern Munich për më shumë se një muaj pasi u infektua me koronavirus dhe tani do të humbasë ndeshjet e mbetura të vitit 2021. Pasi kaloi një periudhë izolimi, ai u detyrua të karantinohej përsëri kur u klasifikua si kontakt i një rasti tjetër të dyshuar Covid-19 dhe më vonë doli dhe pozitiv.
Edhe pse Kimmich nuk vuan më nga Covid-19, Bayern ka konfirmuar se ai nuk do të kthehet në fushë deri në janar. Kimmich shpjegoi se kjo ishte për shkak të “infiltrimeve të lehta” në mushkëri, që do të thotë se ai nuk ka qenë në gjendje të stërvitet plotësisht.
“Unë jam duke bërë shumë mirë, por nuk jam ende në gjendje të stërvitem plotësisht për shkak të infiltrimeve të lehta në mushkëri. Prandaj do të bëj disa stërvitje rehabilituese dhe mezi pres që të rikthehem plotësisht në veprim në janar”, u shpreh Kimmich në një intervistë që ka dhënë së fundmi.
KOHA JONË SONDAZH

