Koronavirusi ndryshon edhe tenisin, Roland Garros spostohet në shtator

Roland Garros, një ndër “Grand Slam” më të rëndësishme që luhet në Paris, ka vendosur që të ndryshojë kohën e zhvillimit për shkak të koronavirusit.

Turneu i madh i tenisit do të luhet nga 6 shtatori në 6 tetor, ndërkohë që ishte parashikuar që të niste në 24 maj.

Roland Garros do të luhet një javë pas US Open, slamit të çimentos, i parashikuar të zhvillohet në New York nga 24 gushti deri më 13 shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?