Kosova barazon sërish ndaj Zvicrës, Franca i shënon 14 gola Gjibraltarit

Kosova nuk shkoi sërish më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen ndaj Zvicrës, teksa helvetët tashmë janë kualifikuar zyrtarisht për në Europian. Zvicra kaloi në avantazh në fillimin e pjesës së dytë me Ruben Vegas, por Muhamed Hyseni do të barazonte shifrat në minutën e 82-të.

Holanda, matematikisht në finalet e Europianit “Gjermani 2024”. “Tulipanët” mposhtën 1-0 Irlandën në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, falë golit të Wegorst, dhe sigurojnë vendin e dytë, pas Francës.

Në Grupin B, Franca mbetet e para me 27 pikë të plota në nëntë ndeshje, teksa në takimin e fundit theu rekordin historik të fitores më të thellë, duke mposhtur 14-0 Gjibraltarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një përballje e veçantë për talentin e PSG-së, Zaire-Emery, që bëhet lojtari me moshën më të re në histori që shënon për kombëtaren e Franceze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?