Kosova e Maqedonia e Veriut sensibilizohen me tragjedinë në Shqipëri, shtyrje ndeshjesh dhe një minutë heshtje

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë, ka sjellë një sensibilizim në të gjithë trojet shqiptare. Jo vetëm ndihma humanitare dhe njerëzore, por Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur të respektojnë ditën e zisë në Shqipëri edhe në axhendën sportive. Kosova ka shpallur 27 nëntorin ditë zie kombëtare ndërsa ka anuluar të gjithë ndeshjet e Kupës që ishin në program për tu zhvilluar këtë të mërkurë, duke i spostuar me një ditë.

Në Maqedoni të gjithë ndeshjet që do të zhvillohen sot do të nisin me një minutë heshtje. Ky vendim u mor nga Federata Maqedonase e Futbollit në shenjë respekti ndaj viktimave që humbjen jetën në këtë tragjedi. Menjëherë pas kësaj fatkeqësie, klube, tifozë, lojtarë nga Maqedonia e Veriut, janë sensibilizuar me tragjedinë e ndodhur në Shqipëri duke ndihmuar në çdo formë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?