“Kosova është Serbi”, tifozët e Spartës së Pragës provokojnë Shaqirin
Lyon mori një fitore spektakolare 4-3 ndaj Spartës së Pragës. Skuadra çeke kaloi e para në avantazh të dyfishtë, por nuk arriti të menaxhojë lojën dhe u përmbys gjithçka nga lojtarët e ekipit francez.
Në këtë ndeshje i aktivizuar si titullar ishte edhe lojtari me origjinë shqiptare Xherdan Shqiri, i cili luajti për 75 minuta. Një detaj i veçantë, aspak i hijshëm, ra në sy gjatë ndeshjes.
Në një moment kur kamerat fokusojnë një lojtar të skuadrës çeke, dallohet që pas tij ishin shpalosur disa pankarta ku në të shkruhej “Kosova është Serbi”. Pankartat tifozët çek kanë dashur të provokojnë futbollistin shqiptar, dhe të dali nga vetja, por Shaqiri ruajti qetësinë.