Kosova është spektakolare, shkatërron edhe Maltën në Prishtinë (VIDEO)

Kosova fiton dhe dhuron spektakël. Dardanët triumfuan me rezultatin 3-1 kundër Maltës. Skuadra e Challandes u ndihmua dhe nga publiku i shumtë që kishte mbushur shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri“.

Kosova zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të me Kolollin. Një aksion model i kaluar nga këmbët e Valon Berishës që nxjerr mjaft mirë 26-vjeçarin para portierit, duke mos gabuar. Pjesa e dytë nuk nisi mirë për ekipin e Challendes që pësoi golin e barazimit, teksa Agius gjeti rrugën e rrjetës.

Vendasit ndërkohë vijuan sulmet e tyre, duke arritur që të gjenin sërish golin e avantazhit në minutën e 68-të me Muriqin. Sulmuesi shfrytëzoi një rrëmujë në zonë dhe me të majtën nuk gaboi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goli i qetësisë erdhi nga Kololli që shfrytëzoi asistimin e Rashicës në minutën e 81-të dhe vulosi rezultatin në 3-1. Një episod që vendosi ndeshjen ishte dhe dalja me karton të kuq të Mifsud-it të Maltës në minutën e 70-të. Kosova mban vendin e parë në Grupin 3 të Ligës D, me 7 pikë, ndërkohë që Azerbajxhani ka 5.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?