Kosova fiton medalje ari në Lojërat Olimpike. Xhudistja Distria Krasniqi mund japonezen në shtëpinë e saj

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka triumfuar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke fituar medalje ari.

Krasniqi e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar të gjitha ndeshjet, dhe në finale ajo u përball me japonezen Funa Tonaki.

Gjithashtu, pejania ka fituar ndeshjen e parë ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti me  Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën sikurse edhe çdo kundërshtare tjetër e mposhti, duke bërë krenare gjithë Kosovën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë triumf, xhudistja fiton medaljen e artë në “Tokio 2020”, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kjo është medalje e dytë olimpike për shtetin e Kosovës, pasi e para i përket Majlinda Kelmendit, e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero të Brazilit në vitin 2016.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?