Kosova fiton në transfertën ndaj Lituanisë, vendosin Zhegrova dhe Krasniqi

Kosova triumfoi 1-2 ndaj Lituanisë në transfertë, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që nuk hezituan të “ngacmonin” portën e kundërshtarit.

Në minutën e 20-të. Edon Zhegrova shfrytëzoi në maksimum një asist të Muslijës, duke dërguar topin pas shpinës së porterit me një gjuajtje të bukur.

Kosova siguroi fitoren me golin e Kransiqit në minutën e 65-të. Sulmuesi 26-vjeçar, pas disa lëvizjesh, bën gjithçka mirë dhe realizon golin e parë me përfaqësuesen.

Ekipi i Jankauskas ngushtoi shifrat në të 84-tën me Golubikas, gol i ardhur pas një dalje të pa studiuar mirë të portierit Saipi. Kosova renditet në vendin e dytë me 6 pikë në League C, grupi i dytë. Ndeshja e radhës është ajo ndaj Qipros.

 

SHKARKO APP