Kosova i mbyll në avantazh 45 minutat e para, i jep leksion Shqipërisë së Panuçit (VIDEO)

Kosova e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë. Skuadra e Shaland e nisi mjaft mirë ndeshjen duke ushtruar presion në minutat e para, ndërkohë që kuqezinjtë e Panuçit vuajnë për të ndërtuar aksione sulmuese. Në minutën e 15-të, Veseli bën një gabim fatal duke i dhuruar topin Avdijajt, i cili u vendos përballë portierit Berisha, por portieri i Shqipërisë e ndal mjaft mirë. Dominimi i ekipit të Shaland, u shpërblye në minutën e 20-të.

Arbër Zeneli mori një pasim fantastik në hyrje të zonës, dhe më pas ka mposhtur portierin Berisha, i cili nuk kishte asnjë mundësi reagimi. Shqipëria luan shumë keq, dhe në fundin e pjesës së parë, trajneri Kristian Panuçi nuk duron më duke bërë dy zëvendësime të menjëherëshme. Qaka dhe Roshi dalin nga fusha, ndërkohë që në vendin e tij futen në fushë Lilaj dhe Manaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?