Kosova kryen tamponët në Shqipëri para duelit me Moldavinë
Përfaqësuesja e Kosovës, e cila u ndal në Kukës gjatë udhëtimit për në Itali, atje ku do të zhvillojë ndeshjen me Moldavinë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Fatmirësisht asnjë prej pjesëtarëve të ekipit nuk është bartës u shpreh presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi. Ai tregoi gjendjen e grupit dhe shanset që përfaqësuesja dardane ka për të avancuar në këtë turne.
Kosova ndodhet në grupin e tretë, të Ligës C. Krahas Moldavisë, kundërshtarë të tjerë të përfaqësueses fqinje janë edhe Greqia e Sllovenia.