Kosova publikon listën për sfidat e tetorit, rikthehet edhe Edon Zhegrova
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese të tetorit ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.
Në sy bie rikthimi i Edon Zhegrovës, i cili ka lënë pas problemet fizike dhe është gati të ndihmojë skuadrën. Po ashtu, pas një mungese në shtator, rikthehet edhe Milot Rashica.
Risia e madhe në këtë listë është përfshirja për herë të parë e mbrojtësit Albian Hajdari, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, duke lënë pas Zvicrën.
Megjithatë, Foda nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Amir Rrahmani, që ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi te Napoli. Jashtë mbetet edhe Bersant Celina, një nga lojtarët më në formë të këtij sezoni me AIK në Suedi.

KOHA JONË SONDAZH

