Kosova rrëmben edhe ish-sulmuesin e Juventusit
Sulmuesi i talentuar i Laussanes, Andi Zeqiri ka pranuar të bëhet pjesë e kombëtares së Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar babai i 20 vjeçarit për “Futbolli Info”.
“Andi ka marrë vendim dhe do të jetë pjesë e Kosovës. Ai e ka edhe një ndeshje kundër Francës me Zvicrën U-21 dhe me fitore kualifikohet. Kjo i sjellë edhe dobi financiare, por aspekti financiar nuk ndikon tek Andi. Ai është shumë i vendosur dhe Kosovën e ka zgjedhur me zemër. Këtë ua ka bërë të ditur edhe zviceranëve.
Të dielën në ndeshjen Basel-Lausanne, përveç trajnerit të Kosovës Bernard Challandes në stadium ishte edhe strategu i Zvicrës, Vladimir Petkovic, gjithsesi nuk ka asgjë që mund t’ia ndërrojë mendjen Andit”, ka thënë babai i futbollistit.