Kosova shkarkon trajnerin Challandes nga drejtimi i ekipit pas 3 vitesh

Bernard Challandes nuk do të jetë më trajner i Kosovës. Trajneri 70-vjeçar zviceran është shkarkuar nga stoli i “dardanëve” pas humbjes ndaj Gjeorgjisë mbrëmjen e djeshme.

Dështimi në Play Off-in e Europianit dhe më pas një edicion zhgënjyes eliminator në Kupën e Botës, ku momentalisht Kosova pozicionohet e fundit në grup, kanë thyer ndjeshëm raportet mes dardanëve dhe teknikut zviceran.

Trajneri zviceran u ul në pankinën e Kosovës më 2 mars të 2018-ës ku ka drejtuar përfaqësuesen e Kosovës për plot 40 ndeshje dhe ka regjistruar 18 fitore, 8 barazime e 14 humbje.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?