Kosova zgjedh që t’i besojë pankinën një francezi

Presidenti i Federatës së Futbollit, Agim Ademi bëri të ditur se janë përzgjedhur disa kandidatë për emrin e trajnerit të ri të ekipit dhe se mes tyre janë zviceranë, polakë, belg apo francezë dhe pikërisht një francez është ai që do të drejtojë dardanët.

Sipas shtypit në Kosovë, trajneri i ri i përfaqësueses do të jetë Alain Giresse, një emër i madh i futbollit francez. Ish mesfushori i famshëm, tani 69 vjeç ka rënë dakord me drejtuesit e FFK për një marrëveshje 2-vjeçare teksa në karrierën e tij si trajner ka drejtuar klube dhe kombëtare të mëdha.

Ai ka punuar edhe si trajner i PSG-së për dy vite në 1998-2000 teksa më pas është përqendruar me kombëtaret e futbollit sidomos në Afrikë. Gabon, Mali, Senegal e Tunizia janë ekipet që ka drejtuar ndërsa në Europë është Gjeorgjia dhe tani pritet të ketë eksperiencën e radhës me Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?