Kosova zyrtarizon trajnerin francez Alain Giresse

Alain Giresse është trajneri i ri i Kosovës. Zyrtarizimi ka ardhur nëpërmjet një konference për shtyp të mbajtur nga vetë tekniku francez dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ai ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë lidhur deri në nëntor të vitit 2023. Ai ka trajnuar në fillimet e karrierës së tij ekipe si Toulouse dhe PSG. Ndërsa në nivelin e kombëtareve, Giresse ka trajnuar ekipe si Senegali, Mali, Gaboni, Gjeorgjia dhe përpara se të nënshkruante me Kosovë, ai ishte trajneri i Tunizisë.

Giresse do të zëvendësojë të larguarin Bernard Challandes te Kosova. Gjatë fjalës së tij të prezantimit ai shpjegoi edhe potencialin që kombëtarja kosovare ka.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë e vlerësoj një ekip që luan mirë në mbrojtje, por që ka edhe individualitete shpërthyese. Kosova ka lojtarë që janë teknikë dhe kjo është diçka që duhet shfrytëzuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, unë kurrë nuk shoh pas, shoh nga e ardhmja. Dëshiroj që me ekipin ekzistues të krijoj një ekip të vërtetë, kolektiv. Të luftojnë në çdo ndeshje. Ka ndeshje të lehta dhe të vështira, por duhet të kemi shpirtin luftarak, gjithmonë duke e respektuar ekipin kundërshtar”, u shpreh gjatë fjalës së tij Giresse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?