Kosovë-Shqipëri, miqësore në Prishtinë…Triumfon slogani: “Një Kombëtare”

 

Miqësorja e parë për Shqipërinë, pas kualifikimit historik në fazën finale të Kampionatit Europian do të jetë përballë Kosovës.

Ka qenë presidenti i Kosovës, Fadil Vokrri, ai që ka kërkuar një miqësore të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Intersant është fakti se me Kosovën aktivizohen disa ish-lojtarë kuqezi, si Ujkani apo Ibrahimi.  Por ka edhe të tjerë që synojnë fanellën e kombëtares sonë. Stadiumi i Prishtinës pritet të jetë i mbushur pl;ot dhe thuajse të gjithë kuqezi, për të festuar kualifkimin historik të kombëtares shqiptare. Në këtë pikë futboli ka triumfuar me kohë dhe ka mundur të bashkojë kombin, sepse shqiptarët në Prishtinë,Tiranë apo kudo qofshin janë për "Një Kombëtare" dhe ajo është "Një", dhe si e tillë arriti kualifkimin historik në "Francë 2016". 

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja pritet të luhet gjatë muajit Nëntor në Prishtinë. Konfirmi vjen nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Miqësorja cilësohet si një “përballje festive për të gjithë shqiptarët”, për arritjen më të rëndësishme të futbollit të vendit tonë.

Pas festës në Tiranë më 12 Tetor, sapo përfaqësuesja kuqezi u kthye nga Armenia ku fitoi 3-0 dhe siguroi biletën direkte në Francë, Federata e Kosovës ashtu si edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i bënë ftesë publike Kombëtares që të udhëtonte edhe në kryeqytetin kosovar, për tu përshëndetur edhe nga mijëra tifozët që festonin atje.

Por, prej impenjimeve të lojtarëve, Tirana mbeti stacioni i vetëm i ekipit, ndërsa FSHF kishte premtuar se do ta merrte seriozisht në konsideratë ftesën.

Për këtë arsye, gjatë muajit Nëntor, Shqipëria e drejtuar nga Gianni De Biasi do të udhëtojë në Prishtinë për të festuar kualifikimin historik, por edhe për të zhvilluar një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës.

Një tjetër ndeshje ndërmjet dy skuadrave, këtë herë në Elbasan Arena është programuar të zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm, në një datë që mbetet ende për tu përcaktuar.

Miqësorja e mëparshme në Prishtinë, me një trajner të huaj në krye të stolit kuqezi, ishte ajo e vitit 2003, kur skuadra drejtohet nga Giuseppe Dossena.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?