Kosovë, Vushtrria gjen fitoren e dytë sezonale
Drenica ka mposhtur Feronikelin me rezultatin minimal 1-0, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe duke zhytur në krizë kampionët në fuqi, të cilët aktualisht mbeten në kuotën e 19 pikëve dhe rrezikonë të shkëputen edhe më shumë nga kreu.
Një gol i Qemajl Elshanit në minutën e pestë vendosi edhe fatin e takimit, ndërsa skuadra nga Drenasi bëri të gjitha përpjekjet për të përmbysur rezultatin, por nuk ia doli të marrë qoftë edhe një pikë në këtë transfertë. Sfida tjetër e vlefshme për javën e 12 ishte ajo mes Vushtrisë dhe Llapit, që u fitua në mënyrë të befasishme nga vendasit, gjithashtu me rezultatin minimal 1-0.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Lamcaj në pjesën e parë, me Vushtrinë që mori kështu fitoren e dytë sezonale, ndërsa Llapi pësoi humbjen e dytë radhazi, duke komplikuar ecurinë e mirë të javëve të para.