Kosovës nuk i mjafton Rashica, ndalet edhe nga Mali i Zi (VIDEO)
Kosova nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Malit të Zi. Ndeshja e zhvilluar në Podgoricë ka dhuruar emocione të shumta. “Dardanët” kaluan të parët në avantazh në minutën e 25-të, me Milot Rashicën që përfiton më së miri nga një përgjumje e mbrojtjes vendase. Skuadra e drejtuar nga Challandes është dominuese në fushën e lojës, teksa do të kishte mundësi të tjera për të dyfishuar rezultatin, por do të ishin të pafat në fraksionin e dytë.
Në momentin e tyre më të mirë, Mali i Zi gjeti golin e barazimit në minutën e 69-të me Mugusa-n, i cili shënoi me kokë. Ky është barazimi i dytë në dy ndeshje në Grupin A për Kosovën, që mbetet në vendin e tretë.
Në sfidat e tjera eliminatore, spikat fitorja e Spanjës 4-1 ndaj Ishujve Faroe, Ukraina fitoi 5-0 ndaj Serbisë, ndërkohë që Polonia mundi 1-0 Maqedoninë e Veriut. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

