Krahasimi/ Juventus dhe Interi më dobët se sezoni i kaluar, përmirësim rekord për Fiorentinën
Seria A është drejt fundit të sezonit, teksa mbeten edhe 5 javë nga fundi i kampionatit. Atalanta është plot 17 pikë më pak në raport me sezonin e kaluar në po të njëjtën periudhë. Fiorentina është ekipi që ka fituar më shumë pikë, plot 22 më shumë se sezoni i kaluar.
Milani ka përmirësuar nga sezoni i kaluar, me 5 pikë më shumë në renditje. Trend rritës paraqet edhe Roma me tre pikë më shumë dhe Napoli me një pikë më shumë.
Juventusi i Allegri ka 3 pikë më pak se sezonin e kaluar kur në krye ishte Andrea Pirlo. Kampionët në fuqi Interi kanë bërë gjithashtu keq në këtë sezon, pasi kanë 10 pikë më pak se viti i kaluar.
-13 për Sampdorian dhe -14 për Genoan që kanë zhvilluar një sezon për t’u harruar.
KOHA JONË SONDAZH

