Krahasimi me sezonin e kaluar, Liverpooli ka 27 pikë më pak në kampionat

Liverpoooli vitin e kaluar u rikthye te titulli kampion pas 30 vitesh. Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë në sezonin e kaluar, Jurgen Klopp ka grumbulluar plotë 27 pikë më pak. Nga 67 pikë pas 23 ndeshjesh në vitin e kaluar, tashmë ka vetëm 40 pikë.

Rënia me 27 pikë në fakt është një rekord më vete duke marrë në konsideratë 5 kampionatet kryesore. Krejt ndryshe paraqitet situata te Manchester City, që ka 3 pikë më shumë se sezoni i kaluar. Përmirësim më të dukshëm ka Manchester United, me +11 pikë, teksa aktualisht mban vendin e dytë në renditje.

Përmirësimin më të madh këtë sezon ka West Ham me plotë 16 pikë më shumë në renditje, e ndjekur nga Aston Villa me +14. Chelsea ndërkohë ka të njëjtën kuotë pikësh. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP