Krasniqi e artë, fiton medaljen e radhës në xhudo
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos në Parisit duke treguar formë të lartë në prag të Lojërave Olimpike Verore që do të mbahen në Francë..
Kampionia olimpike e Kosovës, Krasniqi e mundi britaniken Chelsie Giles në finale në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi deri në këto momente të karrierës së saj në xhudo ka fituar pesë medalje të arta në turnetë grand slam, ndërsa ka 24 medalje të arta në total.
Krasniqi është kampione olimpike në kategorinë deri 48 kilogramë në Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020, por ajo synon të përsërisë triumfin edhe në kategorinë deri në 52 kilogramë. Nëse e arrin këtë, ajo do të bëhej kosovarja e parë që i fiton dy medalje të arta olimpike.