“Krenar për kampionët tanë”, Ministrja Kushi pret sportistët e “Oran 2022”
Aktualitet Sporti E Premte, 8 Korrik 2022 11:58
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, priti në një takim disa nga sportistët që morën pjesë në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë, ku Shqipëria bëri një paraqitje historike me 4 medalje, dy prej tyre ari, si asnjëherë tjetër.
“Dita nisi bukur sot me kampionët tanë që sapo janë kthyer me medalje nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Krenar për kampionët tanë” – shkruan Kushi në faqen e vet zyrtare.
KOHA JONË SONDAZH

