“Krenari”, Tuci reagon pas sfidën së parë si titullar me Shqipërinë
Sporti E Martë, 15 Tetor 2024 16:38
Indrit Tuci ishte risia e trajnerit Sylvinho në ndeshjen e luajtur ndaj Gjeorgjisë. Sulmuesi kuqezi u aktivizua për herë të parë si titullar, ndërkohë që dha një kontribut të rëndësishëm për 3 pikët.
Pas ndeshjes, Tuci, ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa zgjedh që të shkruajë vetëm një fjalws. “Krenari”, shkruan Tuci.
24-vjeçari premton shumë për të ardhmen e kombëtares, ndërsa me interes pritet të shihen paraqitjet e tij.