Krenaria e Kjaer: Milani është skuadra më e fortë në Itali

Simon Kjaer është një nga elementet më të fortë të Milanit, teksa ka ndihmuar skuadrën që të ndërtojë një repart difensiv të pathyeshëm në kampionat. Me rastin e rinovimit të kontratës deri në vitin 2024, mbrojtësi danez ka lëshuar sinjale dashurie për klubin.

“Kur arrita këtu gjeta një grup me kualitet, ndoshta mundonte besimi në vlerat e tyre. Jemi bërë një skuadër e madhe, për momentin më e fort në Itali. Edhe vitin e kaluar bëmë shumë mirë.

Që në fillim kam thënë se dua që t’i jap një dorë të rëndësishme ekipit. Qëndrimi te Milani është si një ëndërr, nuk dua asgjë gjë tjetër. Jam shumë mirë dhe krenar që jam këtu. Dua ta mbyll këtu karrierën, jo në 2024 sepse jam ende i ri. Në futboll duhet parë përpara, unë i shoh gjërat ditë pas dite”, deklaroi Kjaer. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP