Krisje totale te PSG-ja, Neymar refuzon t’i japë dorën Leonardos

Mund të flasin të njëjtën gjuhë, por kjo nuk do të thtoë se marrëdhëniet mes Neymar dhe Leonardos të jenë të mirë. Sulmuesi brazilian nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga ideja për t’u larguar gjatë kësaj vere.

27-vjeçari nuk ka dashur ta dëgjojë sugjerimin e drejtorit sportiv për të qëndruar edhe një vit tjetër nën urdhrat e Thomas Tuchel. Dy vite pas largimit nga Barcelona, sulmuesi dëshiron me çdo kusht rikthimin te kampionët e Spanjës.

I pranishëm në Kinë për finalen e Superkupës së Francës (nuk ishte as në stolin e rezervave), Neymar ka shmangur përshëndetjen me Leonardon, duke refuzuar që t’i japë dorën si shokët e tij.

Sipas medieve katalane, java e ardhshme mund të jetë vendimtare për mbylljen e marrëveshjes për kthimin e O’Ney në “Camp Nou”. Një marrëveshje shumë e vështirë për t’u arritur, pasi PSG nuk dëshiron të përfshijë në marrëveshje emra të tjerë si Coutinho, Rakitic apo Dembélé.

SHKARKO APP