Kristian Prenga dhuron spektakël, mund me “KO” kampionin e peshave të rënda në boks

Kristian Prenga ka arritur të triumfojë edhe ndaj Christopher Arnold. Gjiganti shqiptar, nga Mirdita i mbylli gjërat me dorën e tij te djathtë, duke e goditur kundërshtarin e tij më një grusht’ të papritur pas 2:27 minuta të ndeshjes të tyre të planifikuar me tetë raunde në Qendrën Prudential në Newark.

Me këtë fitore ndaj Christopher Arnold, boksieri shqiptar Kristian Prenga shënon fitoren e 11 radhazi që nga humbja e tij e vetme, një humbje pikësh nga Giovanni Auriemma në Holandë. Këtë fitore Prenga ia ka dedikuar shqiptarëve kudo që ndodhen me një postim në rrjetet e tij sociale ku gjithashtu i falenderon për suportin.

SHKARKO APP