Kristjan Asllani mbetet tek Interi, rinovon kontratën deri në 2028
Kristjan Asllani ka rinovuar kontratën me zikaltërit deri në vitin 2028. Edhe pse zërat e merkatos e lidhnin shqiptarin me një largim nga Interi, kjo gjë nuk ka ndodhur, me palët që kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin. Paraqitjet e mira kanë bindur drejtuesit e Interit që t’i rinovojnë kontratën 22-vjeçarit nga Elbasani. Asllani është pjesë e Interit që prej verës së vitit 2023. Zikaltërit paguan 10 milionë euro te Empoli për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Kombëtares.
View this post on Instagram