Kristjan Asllani shumë pranë kalimit te Torino, mungon vetëm zyrtarizimi

Në një merkato vere të mbushur me “telenovela” transferimesh, një tjetër histori duket se po shkon drejt përfundimit: Kristjan Asllani është gjithnjë e më pranë kalimit te Torino. Mesfushori shqiptar, i cili gjatë gjithë verës ka qenë në qendër të interesit të disa klubeve, kishte refuzuar kategorikisht oferta nga jashtë Italisë.

Interi, fillimisht, kishte arritur marrëveshje të avancuara për shitjen e tij me Real Betis për mbi 12 milionë euro dhe me Bolognën për rreth 10 milionë euro plus një përqindje nga shitja e ardhshme, por marrëveshjet u prishën.

Dështimi i kalimit te Bologna erdhi për shkak të mosmarrëveshjes mbi pagën – rreth 300 mijë euro diferencë mes kërkesës dhe ofertës – si dhe mungesës së bindjes së plotë të lojtarit për projektin e klubit. Në këtë situatë, Torino hyri fuqishëm në garë dhe arriti të bindë lojtarin, i cili ka pasur edhe bisedime direkte me trajnerin Marco Baroni, duke konfirmuar dëshirën e tij të qartë për t’u bashkuar me granatat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëveshja pritet të mbyllet me një huazim me pagesë prej 1.5 milionë eurosh, dhe të drejtë blerjeje nga Torino për 12 milionë euro verën e ardhshme. Në orët e ardhshme priten kontaktet përfundimtare mes dy klubeve për të hedhur firmat dhe për ta bërë zyrtar transferimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse nuk ndodhin surpriza të papritura, Asllani do të lërë Milanon për të nisur një aventurë të re me Torinon, duke pasur mundësinë të gjejë më shumë hapësira dhe kontinuitet në fushë. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?