Kristjan Prenga i pamëshirshëm, “nokaut” amerikanit në raundin e parë në SHBA

Kristjan Prenga ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në ringun amerikan, duke mbyllur ndeshjen në më pak se 30 sekonda në “Atlantic City”. Boksieri shqiptar rrëzoi me forcë Brandon Carmack, një kundërshtar që kishte hyrë në duel me pritshmëri të larta, por u dorëzua shpejt pas goditjeve të fuqishme të Prengës në zonën e ijëve.

Amerikani e nisi agresivisht, por Prenga reagoi menjëherë me saktësi dhe fuqi, duke e detyruar arbitrin të ndërhynte. Fitorja erdhi shumë më lehtë nga sa parashikohej, ndërsa shqiptari e shtoi në 19 numrin e fitoreve në karrierë , të gjitha me nokaut.

Atmosfera në arenën “Bally’s Atlantic City” u ndez nga entuziazmi i tifozëve shqiptarë, të cilët e pritën me ovacione suksesin e bashkatdhetarit. Ky triumf jo vetëm i përmirëson rekordin personal Prengës, por e konsolidon edhe më shumë si një prej emrave më premtues të boksit shqiptar në skenën ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Kristian Prenga Vs Brandon Carmack 06.12.2025

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?