Kriza e Liverpoolit nuk ka fund, Slot tani rrezikon shkarkimin
Kriza e Liverpoolit po bëhet gjithnjë e më e rëndë dhe, sipas shtypit sportiv anglez, shkarkimi i Arne Slot është tani jo vetëm i mundshëm, por edhe shumë i afërt. Humbja e rëndë 1–4 në Anfield ndaj PSV-së në Champions League dhe vërshëllimat e forta të tifozëve në fund të ndeshjes kanë ndezur alarmin përfundimtar në klub.
“Rënia e Liverpoolit nuk ndalet dhe Slot nuk ka përgjigje”, shkruan The Times, një titull që tingëllon si dënim për trajnerin holandez. Humbja ndaj skuadrës së Eindhovenit shënon disfatën e nëntë në 12 ndeshjet e fundit,seria më e keqe e klubit që nga viti 1954. Edhe The Guardian e përshkruan performancën e ekipit si “katastrofike”, duke theksuar se Liverpooli u “shkatërrua” nga PSV-ja.
Vlerësim edhe më i ashpër vjen nga Daily Mail, që e përshkruan situatën si një “cikël vicioz”, duke shtuar se “ka ardhur momenti të ndahet rruga me Slot”. Ndërsa “The Sun” hap faqen me titullin “Codice Rosso”, duke sjellë komentet e ish-kapitenit legjendar Steven Gerrard, i cili nuk ka kursyer kritikat për ekipin dhe trajnerin.
Vetëm pesë muaj më parë, Arne Slot kurorëzohej kampion i Anglisë në sezonin e tij të parë në Premier League, një arritje që tani duket shumë e largët, teksa stoli i tij lëkundet si kurrë më parë.
KOHA JONË SONDAZH

