Kriza nga koronavirusi, 1 milion dollarë ndihmë për çdo klub në Peru

Federata e Futbollit të Perusë (FPF) ka njoftuar krijimin e një fondi mbështetës prej një milion dollarësh (920,000 euro) në dispozicion të klubeve të divizionit 1/a dhe 2/a, për të përballuar krizën ekonomike nga koronavirusi.

“Ne morëm leje nga Conmebol (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut) për të shpërndarë fondet nga programit “Evolution 2020” për të mbështetur klubet tona në Liga 1 dhe Liga 2”, shkruhet në deklaratën e FPF.

Presidenti Agustín Lozano ka saktësuar se nëse në të ardhmen Conmebol dhe FIFA do të derdhin fonde të tjera për futbollin peruan, ato do të destinohen për kampionatet e Divizionit 1 dhe 2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Javën e kaluar, Presidenti i Conmebol Alejandro Dominguez i kërkoi FIFA-s një takim të menjëhershëm për të studiuar krijimin e një fondi global për të ndihmuar federatat e prekura nga pandemia e koronavirusit. Lozano gjithashtu shpreson që ndeshjet të rifillojnë me dyer të mbyllura në korrik, por fillimisht lojtarët duhet të bëjnë të gjithë testin e Covid-19. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

Agustín Lozano fue el sucesor de Oviedo en el cargo de la FPF.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?