Kroatët e Hajduk “pushtojnë” Tiranën, priten mbi 2 mijë tifozë ndaj Dinamo City-it

Hajduk Split do të mbërrijë në Tiranë me avantazhin 2-1, të marrë në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj Dinamo City-t.

Përballja e dytë do të luhet këtë të enjte, në “Air Albania”, nga ora 20:45. Dinamo City, ende pa nisur kampionatin vendas, është e fokusuar maksimalisht te ky duel, edhe pse nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin e sapoardhur Bernard Berisha.

Gjyqtarë ukrainas në “Air Albania”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshjen do ta drejtojë Denys Shurman, me ndihmës Viktor Nyzhnyk dhe Svitlana Grushko. Arbitri i katërt është Dmytro Kubriak, ndërsa në VAR do të jetë Viktor Kopievskyi me Andryii Kovalenko si asistent.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mijëra tifozë kroatë në Tiranë

Rreth 2 mijë tifozë të Hajdukut priten në kryeqytet për të mbështetur ekipin, me udhëtimin nga Spliti që zgjat rreth tetë orë me makinë. Biletat variojnë nga 10 deri në 30 euro, ndërsa për tifozët kroatë janë rezervuar sektorët më të lirë të stadiumit. “Air Albania” ka një kapacitet prej 22 mijë vendesh.

Fituesi i çiftit Hajduk Split-Dinamo City do të përballet në “play-off” me fituesin e përballjes Silkeborg-Jagiellonia Białystok.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?