Kroos si Maldini, rekordmen në Superkupën e Evropës

Me fitoren e djeshme kundër Eintracht Frankfurt, Toni Kroos fiton Superkupën e tij të pestë të Evropës në karrierë. 4 i ka fituar me Realin, ndërkohë që një tjetër me Bayernin.

Për gjermanin është një rekord, që në fakt e ndan me Paolo Maldinin. Ata janë dy lojtarët e vetëm në histori që kanë fituar Superkupën e Evropës në 5 raste.

Kroos është një nga elementët më të rëndësishëm të Los Blancos, teksa një gjë të tillë e ka demonstruar dhe në sezonet e fundit, duke ndihmuar madrilenët të rrëmbejnë trofe të rëndësishëm. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?