Kroos: Vendosa të tërhiqesha sepse isha i bindur për këtë, nuk më intereson ‘Topi i Artë’

Real Madrid's German midfielder Toni Kroos reacts after the UEFA Champions League football match between Sheriff and Real Madrid at Sheriff Stadium in Tiraspol on November 24, 2021. (Photo by Sergei GAPON / AFP) (Photo by SERGEI GAPON/AFP via Getty Images)

Toni Kroos u tërhoq disa muaj më parë mga futbolli, por shumë besojnë se ai mund ta fitojë “Topin e Artë” për vitin 2024. Një çmim që do ta “shenjtëronte” karrierën e tij, pasi ka fituar praktikisht të gjithë trofetë dhe ka qenë shtylla e Real Madridit e Gjermanisë për shumë vite.

Ish-mesfushori ka dhënë një intervistë për “Telediario”, ku i është rikthyer episodit të diskutueshëm të dorës së Cucurella në çerekfinalen e Kampionatit Europian të kësaj vere mes Spanjës dhe Gjermanisë: “Të gjithë jemi dakord që mund të ishte dhënë penallti. Po, Spanja e meritoi titullin, asgjë nuk do të ndryshojë tani”.

Dalja në “pension”: “Ndihem shumë mirë. Nëse vendos diçka, është sepse jam i bindur për të, kështu që e bëj. Kjo nuk do të thotë se nuk është e vështirë për mua larg fushave të blerta. Në fund të fundit, gjithçka ka të bëjë me futbollin, ne vuajmë me gjëra të tjera në jetë. Sigurisht që jam i lumtur që njerëzit flasin pozitivisht për mua dhe thonë se iu mungoj. Kjo do të thotë se kam bërë diçka të mirë në 10 vitet si futbollist në Madrid”.

Një gjykim për “Topin e Artë”: “Ky çmim nuk është i rëndësishëm për mua. Vinicius e meriton, Jude Bellingham e meriton, Carvajal e meriton… Mua nuk më intereson”.

SHKARKO APP