Kryeministri britanik ultimatum Abramovich-it: Paguaj tani ose do të shkojmë në gjykatë

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, i ka dërguar një ultimatum të drejtpërdrejtë Roman Abramovich-it, ish-presidentit të Chelsea-t, duke kërkuar që ai të respektojë angazhimin e marrë për fondet e përfituara nga shitja e klubit londinez.

“Mesazhi im për Abramovich-in është i qartë: koha po mbaron. Ndero angazhimin që ke marrë dhe paguaj menjëherë. Nëse nuk e bën, jemi gati të shkojmë në gjykatë që çdo qindarkë e vetme të arrijë tek ata, jetët e të cilëve janë shkatërruar nga lufta e paligjshme e Putinit”, deklaroi Starmer.

Referenca e kryeministrit britanik lidhet me majin e vitit 2022, kur oligarku rus u detyrua të shiste Chelsea-n pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Në atë kohë, Abramovich ishte zotuar se të ardhurat nga shitja e klubit, rreth 2.5 miliardë paund, do t’i dhuroheshin popullit ukrainas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, këto fonde vijojnë të jenë të ngrira në një bankë në Mbretërinë e Bashkuar. Të mërkurën, autoritetet britanike dhanë një licencë të jashtëzakonshme që lejon transferimin e shumës së madhe. Tani vendimi i takon sërish Abramovich-it, i cili duhet të paraqesë një propozim për transferimin vullnetar të parave drejt Ukrainës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?