Kryeministri i Holandës anulon të gjitha aktivitet deri më 1 shtator, Eredevise në rrezik

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka ndalur të gjitha eventet, mes të cilave edhe futbollin profesionist, deri më 1 shtator. Qeveria fillimisht kishte vendosur ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve deri më 1 qershor, por njoftimi i fundit do të thotë se sezoni aktual mund të konsiderohet që tani i mbyllur.

Anëtarët e ligës së bashku me federatën e futbollit, KNVB, do të duhet të marrin një vendim së shpejti se çfarë duhet të bëjnë me sezonin e futbollit, por vendimi i fundit i qeverisë lë të kuptohet që do të anulohet.

Në Belgjikë, vend fqinj me Holandën, kanë shpallur kampion Club Brugge. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Holanda, teksa Ajaxi është në krye të Eredivisies me pikë të barabarta me AZ Alkmaar.

Një mundësi tjetër, sikurse njoftojnë disa medie në Holandë, është zhvendosja e kampionatit në Gjermani. Bundesliga do të rifillojë më 9 maj dhe kjo mund të lërë të hapur opsionin për Eredivisie që t’i luajë takimet e mbetura në vendin fqinj.

SHKARKO APP