Kryeministri i Japonisë kërkon zyrtarisht shtyrjen e Lojërave Olimpike

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e Lojërave Olimpike në Tokio 2020. Abe thotë se Presidenti i IOC, Thomas Bach “ka renë dakord 100%” mbi propozimin që Lojërat të mbahen në vitin 2021.

“Ne i kërkuam Presidentit Bach të konsiderojë shtyrjen me rreth një vit për të bërë të mundur që atletët të luajnë në gjendjen më të mirë, dhe të jetë një ngjarje e sigurt për spektatorët”, tha Abe.

Tokio kishte përfunduar përgatitjet kur virusi filloi të përhapej në të gjithë botën. Megjithë insistimin për prej disa muajsh me radhë se Lojërat do të zhvilloheshin normalisht, Abe deklaroi këtë javë se shtyrja e këtij eventi ishte e pashmangshme. /R.Lika-Koha Jone/

View image on Twitter

SHKARKO APP