Kryeministri i Spanjës zbulon datat kur do të zbresin në fushë ekipet e La Ligas
Ekipet e La Ligës do të nisin stërvitjen nga e hëna e 4 majit, sipas asaj që ka thënë kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. Ky i fundit ka dhënë se nga 4 maji, atletët profesionistë mund të nisin stërvitjen jashtë dhe në fusha, por në mënyrë individuale dhe jo ne grup.
Nga 11 maji mund lejohen edhe stërvitjet në grupe, por vetëm në vendet ku do të jenë masat e rrepta për të përballuar Koronavirusin. Sipas Sanchez hapja do të vijë në mënyrë graduale dhe situata do të vlerësohet nga Ministri i Spanjës, çdo dy javë, i cili më pas do të vendosë përfundimisht për rifillimin e stërvitjeve në grup dhe kampionatit.