Kryeministri Rama jep lajmin e bujshëm/ Roma miqësore në Tiranë me Partizanin

Jose Mourinho do të rikthehet në Tiranë. Këtë herë për një sfidë miqësore që Roma do të luajë në kryeqytetin shqiptar mbrëmjen e 12 gushtit përballë Partizanit.

Ka qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai që ka dhënë lajmin në rrjetet sociale për miqësoren e luksit që kampionët në fuqi të Shqipërisë do të luajnë ndaj verdhekuqve të Romës.

‘Ëoë, perandori i ri i Romës rikthehet në Tiranë. Mirësevjen sërish Jose”, shkroi kryeministri, duke e shoqëruar postimin me një foto të portugezit me trofeun e Conference League në dorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?