Kryeministri: Vite më parë Kombëtarja emigronte, sot në Tiranë luajnë ekipet më të mira ndërkombëtare

Më 25 maj zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, finalja e Konference League. Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme sportive ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili thotë se falë investimit në impiantet sportive një finale Europe do të zhvillohet në Shqipëri.

“Kush e mendonte deri para pak vitesh, kur Kombëtarja e Shqipërisë emigronte jashtë se s’kishte stadium të pranuar nga FIFA/UEFA për ndeshjet e shtëpisë?!

Po nuk është vetëm stadiumi, është imazhi i Shqipërisë, niveli i sigurisë, shërbimit, ushqimit, nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh dhe siç më tha një nga të dërguarit e UEFA-s, “Ne jemi të lumtur të kontribuojmë, që njerëzit në Europë ta mësojnë se sa rrënjësisht ndryshe është Shqipëria nga perceptimi i krijuar për vendin tuaj në kohë të këqija“, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roma-Feynord do jetë finalja e Conference League, që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?