Kryengritje te Roma, futbollistët refuzojnë të stërviten: Ne nuk dalim!
Situata te skuadra e Romës nuk është aspak e mirë. Verdhekuqtë u eliminuan nga Kupa e Italisë në mesjavë nga Spezia. Largimi i një prej përgatitësve Gianluca Gombar, ka sjellë reagimin e futbollistëve, që të enjten në mëngjes kanë refuzuar që të zbresin në fushë për t’u stërvitur.
Trajneri Fonseca dhe ndihmësit e tij janë paraqitur rregullisht në fushë, por një gjë e tillë nuk ndodhi me lojtarët. “Ne nuk dalim” ishte përgjigja uniform e tyre.
Pas një takimi të zhvilluar më pas situata u qetësua, teksa pasdite u zhvillua seanca në kushte normale, gjë që e tregojnë edhe imazhet e vetë klubit verdhekuq. Eliminimi në Kupën e Italisë nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit, që po mendojnë deri në largimin e strategut portugez. /R.Lika-Koha Jone/