Kualifikimi historik i PSG, 36 tifozë të arrestuar pas përplasjeve me policinë (VIDEO)
Policia në Francë ka arrestuar 36 persona, pasi mbrëmjen e së martës kanë shkaktuar dhunë në rrugët e qytetit të Parisit pas kualifikimit të PSG për në finalen e Champions League.
Forcat e policisë që ishin vendosur në sheshin qendror janë sulmuar në disa raste nga tifozët, të cilët hodhën sende të forta dhe shkaktuan kaos në rrugë.
14 persona janë arrestuar me akuzën “dhunë ndaj policisë”, ndërkohë që 17 të tjerë për “vjedhje të renda”. Ministri i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, ka reaguar duke thënë se autorët që kanë kryer dhunë në Champs Elyse do të përballen në gjykatë. /R.Lika-Koha Jone/