Kualifikimi i Dinamos dhe eliminimi i Egnatias, Duka reagon në rrjetet sociale
Dinamo City ka shënuar një moment historik mbrëmjen e djeshme, duke eliminuar Hajduk Split nga Conference League dhe siguruar një vend në fazën “Play-Off” të këtij kompeticioni europian.
Pas këtij suksesi, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili e cilësoi fitoren si të merituar dhe plot emocione.
Postimi i Dukës
Një rezultat fantastik i Dinamo City ndaj Hajduk Split, një kualifikim i merituar në “Air Albania” pas një ndeshjeje plot me emocione që mbaroi me rezultatin 3-1 për skuadrën tonë në shtesë.
Kalimi në play-off të UEFA Conference League tashmë u arrit dhe urojmë shumë që Dinamo City të kualifikohet në grupet e këtij kompeticioni.
Keqardhje që Egnatia nuk ia doli të kualifikohej ndaj Olimpija Ljubjana, edhe pse në dy ndeshje u përball denjësisht me kampionen e Sllovenisë”, ka shkruar Duka.
KOHA JONË SONDAZH

