Kualifikimi i Dortumd në kupë me kosto, Reus pas dëmtimit rrezikon sezonin

Fantazisti i Borussia Dortmund, Marco Reus është dëmtuar sërish dhe mund të humbë tërë sezonin me ekipin gjerman. Ai u dëmtua gjatë ndeshjes së kupës së Gjermanisë kundër Dinamo Drezden, që Borusia fitoi 2-0 në transfertë dhe kaloi më tej. Megjithatë, pavarësisht kualifikimit, dëmtimi  i Reus mund të ndikojë në ambiciet e Dortmund, për të shënuar kualifikimin në çerekfinale të Champions ndaj Juventus, pas humbjes së ndeshjes së parë 1-0, si dhe për të mos rrezikuar rënien nga Bundesliga, duke qenë vetëm pak javë më parë u pozicionua në vendin e fundit të klasifikimit. Mediat gjermane flasin për një dëmtim të rëndë të Reus, megjithatë priten analiza më të hollësishme nëse ai do të mund të të rikthehet më shpejt, për të mos humbur të gjithë sezonin.     

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?