Kualifikueset e Botërorit 2023/ Kombëtarja e femrave sfidon sot Belgjikën

Pas fitores me Kosovën, në nëntor të vitit të kaluar, Kombëtarja e femrave kthehet në fushë për sfidat kualifikuese të Botërorit 2023 në Australi dhe Zelandë të Re.

Pasditen e kësaj të enjteje, përfaqësuesja luan në “Elbasan Arena” kundër Belgjikës. Edhe pse rivalet janë favorite, vajzat kuqezi do të kërkojnë një rezultat pozitiv, përballë skuadrës që në startin e kualifikueseve i mposhtën 7-0.

Më pas, ekipi i drejtuar nga trajneri Grima do të luajë më 12 prill transfertën me Armeninë. Pas 6 ndeshjeve në Grupin F, Kombëtarja e femrave pozicionohet e katërta me 7 pikë, duke lënë pas Kosovën dhe Armeninë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?