Kualifikueset e Kupës së Botës/ Brazili fiton me “poker”, Argjentina i falet Lautaros (VIDEO)

Brazili dhe Argjentina rrëmbejnë fitoret e radhës në kualifikueset për Kupën e Botës në Katar. Skuadra e Seleçaos mposhti 4-0 Paraguain në shtëpi, duke treguar dhe një herë se jo më kot kryeson kampionatin.

Në fraksionin e parë Raphinha tundi rrjetën në minutën e 28. Ndërsa në të dytën Coutinho, Antony dhe Rodrigo shënuan dhe 3 herë të tjera, duke blinduar kështu fitoren 4-0.

Nga ana tjetër, edhe Argjentina mposhti minimalisht 1-0 Kolumbinë. Heroi i skuadrës ishte pa dyshim Martinez, që pas shumë tentativash arriti ta dërgojë topin në rrjetë. Brazili vijon të mbetet në vendin e parë me 39 pikë, 4 më shumë se Argjentina e vendit të dytë, por janë shkëputur me 10 pikë nga Ekuadori i vendit të tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?